
|Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim në Durrës që prej muajit shkurt, është transportuar sot në spital pas raportimeve për probleme me tensionin e gjakut.
Burime pranë institucioneve spitalore bëjnë me dije se ish-zyrtari ka pasur shqetësime shëndetësore, ndërsa ende nuk ka detaje të qarta mbi gjendjen e tij aktuale. Në momentin e mbërritjes së Veliajt në spital, të gjithë pacientët e tjerë janë nxjerrë jashtë për arsye sigurie.
Ai është shoqëruar nga një njësi e përforcuar policore. Sipas raportimeve, gjatë gjashtë muajve të qëndrimit në burg, Veliaj ka humbur rreth 10 kilogramë.