Ernest Muçi, sulmesi kuqezi i Besiktasit, i impresionon të gjithë

Editor
1 Min Read

TURQI – Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje spektakolare në duelin e mbrëmjes të së shtunës ndaj Samsunspor, që u mbyll me shifrat e bardha 0-0.

Talenti shqiptar, u hodh në fushë në minutën e 60-të, në vendin e Joao Marios, teksa 30 minuta plus shtesën i mjaftuan, për të spikatur, duke rezultuar lojtari me notën më të lartë te bardhezinjtë, sipas “SofaScore”.

23-vjeçari krijoi 2 shanse të arta shënimi, ku për meritë të portierit kundërshtar nuk u finalizuan, si dhe regjistroi 5 pasime kyçe, 3 harkime të rrezikshme. Shqiptari gaboi vetëm 1 pasim nga 19 në total, ndërkohë që u vlerësua me notën 8.2 nga “Sofa Score”. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al