Ervin Salianji drejtues politik në qarkun e Elbasanit

Editor
1 Min Read

Partia Demokratike bën ndryshime të forta të atyre që do të jenë drejtuesit politikë në qarqe, në kuadër të zgjedhjeve të vitit 2025.

Pas përcaktimit të Luçiano Boçit nga Elbasani në Shkodër, një tjetër lëvizje e fortë konfirmohet nga burimet se nga ndodhur në selinë blu.

“Rithemelimi” largon Luçiano Boçin nga Elbasani, ja qarku që do drejtojë!

Ervin Salianji do të jetë drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, shkruan bw.

Salianji ka qenë i deleguar i demokratëve në Kavajë, ku punoi për zgjedhjet e 14 majit, nga ku kjo bashki u arrit të fitohej nga koalicioni “Bashkë fitojmë”.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Salianji ka kandiduar në qarkun e Korçës ku arriti të siguronte 9420 vota, duke qenë deputeti më i votuar nga radhët e opozitës.Në zgjedhjet e vitit 2021 Partia Demokratike arriti të fitonte 6 mandate nga 14 që ka ky qark.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *