Familjarët nuk hapin dyert e mortit për Hamza Licin!

Editor
1 Min Read

Shkodra do t’i japë lamtumirën e fundit tre viktimave të atentatit të një dite më parë në Dobraç.

Shënjestrat ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën bashkë me Flutura Bashën, një viktimë aksidentale, teksa mbeti i plagosur bashkëshorti i saj.

Por, ndryshe nga dy familjet e tjera, Bushati dhe Basha, familja e të shumë kërkuarit të drejtësisë, Ibrahim Lici nuk kanë hapur dyert e mortit për 23-vjeçarin.

Familjarët e Hamza Licit kanë vendosur që të mos presin njerëz për ngushëllime në banesën e tyre, teksa nuk dihet pse e kanë marrë këtë vendim.

Hamza Lici do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, ndërsa Arlind Bushati i cili la jetimë dy fëmijë të mitur, do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 14:30.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *