Fansat në shok, influenceri 23-vjeçar vdes gjatë transmetimit ‘Live’

Jil
Jil
2 Min Read

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e alpinistëve dhe ndjekësit në rrjete sociale.

Influencuesi i njohur për pasionin e tij ndaj alpinizmit, Balin Miller, vetëm 23 vjeç, humbi jetën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Miller po ngjitej në El Capitan, formacionin e famshëm shkëmbor në Parkun Kombëtar Yosemite në SHBA, kur ndodhi aksidenti fatal. Vdekja e tij u konfirmua nga nëna, Jeanine Girard-Moorman, e cila me një mesazh prekës në “Facebook” shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e djalit:

Ai nisi ngjitjet që kur ishte fëmijë. Zemra dhe shpirti i tij ishin vetëm për këtë pasion.

Nuk kishte të bënte me paranë apo famën, por me dashurinë për ngjitjen. Me zemër të thyer më duhet të them se djali im i mrekullueshëm, Balin, vdiq gjatë një aksidenti ngjitjeje. Zemra ime është copëtuar në një milion pjesë. Nuk e di si do ta përballoj. E dua shumë dhe do të doja të zgjohem nga ky makth.”

Sipas dëshmive, Miller kishte arritur majën e shkëmbit, por u detyrua të kthehej për të marrë çantat e tij që kishin ngecur. Teksa po përpiqej t’i ngrinte lart, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Pamjet e transmetimit “live” tronditën mijëra ndjekës, të cilët u bënë dëshmitarë të momentit fatal. Një nga fanset, Michelle Derrick, shkroi:

“Ai arriti majën, por duhej të merrte çantat që kishin ngecur. Gjatë përpjekjes humbi ekuilibrin dhe ra. Të gjitha këto ndodhën para syve tanë, në transmetim të drejtpërdrejtë.”

Tragjedia e Balin Miller ka prekur thellë komunitetin e alpinizmit dhe ngriti sërish pikëpyetje mbi rreziqet ekstreme të sporteve të aventurës, veçanërisht kur ato ndahen në kohë reale në rrjetet sociale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania