Farsa e zgjedhjeve në Himarës: 256 zgjedhës votuan

Editor
3 Min Read

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve përdori dy standarde për votuesit me karta Identiteti të skaduara në zgjedhjet e Himarës. Mësohet se rreth 256 qytetarë kanë votuar në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, ndonëse në sistemin eletronik të identifikimit, ID-t e tyre rezultonin të skaduara. Ka qenë një urdhër i drejtuesve të KQZ, që ka detyruar komisionerët që këta qytetarë, të votonin normalisht. Por nga ana tjetër, më shumë se 6 mijë qytetarëve, me pretendimin se u kishte skaduar ID-ja, iu mohua e drejta e votimit.

Në të njëjtën ditë, që më shumë se 6 mijë qytetaërve të Himarës iu hoq e drejta për të votuar për zgjedhjet e pjesësshme për kryebashkiak me pretendimin se u kishte skaduar karta e identitetit, qindra qytetarë u lejuan të votonin në ato zgjedhjeve edhe pse sistemi Elektronik i Identetifikimit të Zgjedhësve, i nxirrte karta e tyre të skaduara.

Por si qëndron e vërteta?

Në zgjedhjet lokale të 4 gushtit në Himarë, rreth 256 votues arritën të hidhnin votën në kutitë e votimit, ndonëse gjatë kohës që kryen identifikimin elektronik, sistemi PEI i nxirrte kartat e tyre të skaduara. Këta votues, sipas burimeve të sigurta, kishin rinovuar kartat e Identitetit me urgjencë vetëm pak ditë para zgjedhjeve, dhe për rrjedhojë të dhënat e tyre nuk ishin ngarkuar në sistemin PEI nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por me një urdhër verbal, KQZ u ka kërkuar komisionerëve që këta qytetarë të votojnë, pavarësisht se kartat e tyre në sistemin e identifikimit elektronik ishin të skaduara.

Ky rast dëshmon se me vullnet politik, dhe në respekt të frymës së kushtetutës për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të votuar, edhe më shumë se 6 mijë qytetarëve të Himarës do t`u ishte garantuar kjo e drejtë. Ky rast rrëzon gjithashtu deklaratat e kreut të KQZ, i cili ditën e zgjedhjeve, deklaroi se nuk kishte pasur dijeni për skadimin e kartave të identitetit për 6 mijë qytetarë, duke i privuar nga e drejta për të votuar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *