
SHBA- Tyler Robinson, 22 vjeç, është identifikuar si autori i vrasjes së Charlie Kirk, 31 vjeç, gjatë një tubimi në Universitetin Utah Valley të mërkurën. Lajmin për arrestimin e Tyler Robinson e ka konfirmuar edhe FBI.
Më herët, Presidenti amerikan, duke folur në Fox News, njoftoi arrestimin, duke thënë se dikush shumë i afërt me të dyshuarin e kishte denoncuar atë.
Burimet i thanë CNN se vrasësi ia rrëfeu të atit, i cili më pas e kontaktoi, duke çuar në arrestimin e tij. Gazeta New York Times raportoi se i dyshuari u arrestua rreth orës 23:00 sipas kohës lokale në Utah të enjten në mbrëmje.
Zbulimi se i dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator 31-vjeçar Charlie Kirk është arrestuar dhe po merret në pyetje u bë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në mesditën e së premtes (12.09.25).
“Unë besoj me siguri të madhe se e kemi atë në paraburgim. Shpresoj që ai të shpallet fajtor, siç e imagjinoj unë, dhe shpresoj që të marrë dënimin me vdekje për atë që bëri”, tha Trump.