Fermerët në Indi dalin në protestë/ Policia hedh gaz lotsjellës

Editor
1 Min Read

Fermerët në Indi kanë dalë në protesta për të shprehur revoltën e tyre ndaj disa vendimeve të qeverisë.

Fermerët kanë disa kërkesa, përfshirë heqjen e borxheve për huatë bujqësore, pensionet për fermerët dhe punëtorët, ndihmë për kostot e energjisë dhe garanci ligjore për Çmimin e Mbështetjes Minime (MSP), i cili mbron fermerët nga rënia e çmimeve të produkteve bujqësore.

Forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj fermerëve që po protestojnë në Indi, teksa ata po përpiqen të marshojnë drejt Delhit.

Demonstruesit kaluan disa shtresa të barrikadave gjatë përleshjeve me qindra policë dhe forca para-ushtarake në kalimin Shambhu, në kufirin e shteteve të Punjab dhe Haryana.

Qeveria e Haryana-s, e cila kontrollohet nga partia e Kryeministrit Narendra Modi, ka refuzuar t’u lejojë protestuesve të kalojnë përmes shtetit të saj për të arritur në kryeqytet, rreth 225 km larg.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *