Festat e fundvitit/ Fluks në porte dhe pika kufitare

Editor
1 Min Read

Fluks pasagjerësh në porte dhe pika kufitare.

Ditët e fundit të vitit kanë risjellë edhe fluksin në pikën kufitare të portit të Vlorës.

Mëngjesin e sotëm 1015 pasagjerë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Itali kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i kalojnë pranë familjeve të tyre.

Nga ana tjetër, mësohet se gjatë 24-orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë regjistruar 6,303 hyrje dhe 2,444 dalje.

Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë, pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve, duke i alternuar më pas në varësi të situatës.

Ndërkohë, ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *