JiL.al - Jeto i Lumtur

FIFA publikon renditjen, ja ku renditet kombëtarja shqiptar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rrugëtimi në Euro 2024 nuk ka ndikuar aspak te kombëtarja shqiptare sa i përket renditjes botërore të FIFA-s, me kuqezinjtë që qëndrojnë në vendin e 66-të. Institucioni më i madh i futbollit ka publikuar renditjen e fundit këtë të enjte, ku shihet se Shqipëria pas 3 dueleve në evropian nuk ka ndryshuar pozita, po madje ka pësuar humbje të pikëve. Në garën evropiane, kuqezinjtë barazuan 1 sfidë dhe humbën 2 të tjerat, duke e mbyllur në grupe rrugëtimin.

Sa i përket Kosovës, renditet në vendin e 106, duke zbritur me 1 pozicion, ndërsa sa i përket pikëve nuk ka ndryshime. Në çatinë e botës ashtu sic pritej janë kampionët e Argjentinës, të cilët kanë lënë pas Francën, e më pas Spanjën, së fundmi e kurorëzuar kampione Evrope. Dy pozitat e para nuk kanë ndryshuar që nga renditja e fundit, ndërsa skuadrat me ecurinë më të mirë janë albicelestët e udhëhequr nga Scaloni që triumfuan në Copa Amerika dhe Spanja me 7 fitore radhazi në Euro 2024.

Anglia është ngjitur me 1 pozicion, e katërta në tabelë, për të vijuar me Brazilin, Belgjikën, Holandën, Portugalinë, Kolumbinë dhe vendi i dhjetë është Italia. Gjermania është ngjitur me 3 vende, me po aq Kroacia ka lëshuar terren në renditje.

Scroll to Top