Do të luhet sonte takimi Mançester Siti-Real Madrid, i vlefshëm për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve. ku janë publikuar edhe formacionet.
“Los Blacos” nuk ka fituar kurrë në Mançester, “qytetarët” mund të bëhet skuadra e dytë që eliminon Realin e Madridit në fazat me eliminim direkt të Champions në dy sezone radhazi, pas Milanit në 1988-89 (gjysmëfinale) dhe 1989-90 (1/8-at).
Verdikti i Mançester Siti-Real Madrid sot në “Etihad”, pas barazimit 3-3 në “Bernabeu” javën e shkuar, do të jetë i paparashikueshëm, ashtu siç gjithnjë është mes dy ekipeve: njërit që konsiderohet prej shumë vitesh favorit për ta fituar këtë trofe dhe tjetri që është rekordmeni i turneut me 14 trofe.
Në ndeshjen e sotme, Ançeloti është detyruar të bëjë një ndryshim në krahasim me një javë më parë, pasi në vend të Tçuamenit të pezulluar për kartonë, luan Naço nga minuta e parë.