
GJILBRALTAR – Shqipëria zhvilloi ndeshjen miqësore në Gjilbraltar si një test për atë zyrtaren që do të luhet të marten përballë Letonisë në Tiranë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të 2026-s.
Kuqezinjtë fituan minimalisht 0-1 falë një penalltie të shndërruare në gol nga Asani në minutën e 68-të. Pjesa e parçë ishte e vakët dhe me shumë pak raste nga skuadra jonë e cila ishte e përbërë nga një pjesë e madhe debutuesisht të cilëve Sylvinho i dha shansin për të luajtur. Ndërkohë në të dytën me zëvendësimet e bëra loja ndryshoi por pa shumë efikasitet.
Goli erdhi vetëm pas një penalltie të shndërruar në gol nga Asani në minutën e 68-të dhe ai mbeti goli i vetëm i këtij takimi.
Tashmë kuqezinjtë do të kthehen në Tiranë ku do të përgatisin ndeshjen e tyre ndaj Letonisë si shansi ndoshta i fundit për të mbajtur shpresat gjallë për një kualifikim të mundshëm për në finalet e Botërorit.