‘Heroi im, babi im’! Fjalët prekëse të vajzës së Afrim Bunjakut

Jil
Jil
1 Min Read

Arbenita Bunjaku, vajza e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku e ka cilësuar si hero babain e saj.

Gjatë ceremonisë në nder të tij, Bunjaku tha se ndjehet krenare për heroizmin e babait të saj edhe pse ikja e tij i ka lënë plagë të mëdha në zemër.

“Heroi im, babi im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty babi. Para kohe mbeta jetime, ikja jote na la plagë të madhe në zemrat tona. Nuk e di si të jetoj pa ty. Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pash, është shumë e rëndë për mua. Të gjitha na i mësove por asnjëherë sesi të jetojmë pa ty. Flijove jetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenarë me ty dhe heroizmin tënd. Të premtoj që do të jem gjithmonë krenare me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë”, tha mes tjerash Arbenita Bunjaku, vajza e policit të ndjerë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *