
Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha të Beratit.
Familjarët e kanë pikasur flakën dhe menjëherë kanë njoftuar zjarrfikësit. Dy grupe shërbimi me katër punonjës zjarrfikës u nisën drejt vendngjarjes.
Falë reagimit të shpejtë, flakët u lokalizuan dhe u shuan brenda një kohe të shkurtër.
Si pasojë e zjarrit, dhoma e gatimit të banesës së shtetasit Kadri Mançe u shkrumbua totalisht. Megjithatë, situata u vu shpejt nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera të banesës.
Sipas burimeve zjarrfikëse, shkaku i zjarrit ka qenë një rrjedhje nga bombola e gazit