Flakët e zjarrit djegin ish-shkollën në lagjen ‘Kala’ në Elbasan

Editor
1 Min Read

Elbasan, 16 Mars 2025 – Flakët kanë përfshirë një ish-godinë shkollore në lagjen Kala të Elbasanit, e cila prej kohësh nuk ishte në funksion.

Godina, e njohur më parë si shkolla “Kostandin Kristoforidhi” para viteve ‘90, u kthye më vonë në një shkollë private nga familja “Dakli”, pasi u rikthye pronarëve pas ndryshimeve të sistemit.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, duke u përpjekur të shmangin përhapjen e tyre në banesat përreth. Deri më tani, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al