Flakët mbërthejnë periferitë e Athinës, evakuime masive

Editor
2 Min Read

Një urdhër urgjent evakuimi është dhënë nga autoritetet greke në qytezën bregdetare Nea Makri, teksa zjarret masive vijojnë të mbajnë të pushtuara periferitë e Athinës.

Një person, që dyshohet të jetë grua, është gjetur i shkrumbuar brenda një dyqani në fraksionin Vrilisia, në veri të kryeqytetit.

Disa mijëra persona janë evakuuar pasi zjarrfikësit paralajmëruan se shtëpitë, bizneset dhe shkollat ishin të kërcënuara nga flakët.

Reja e madhe e tymit që u përhap mbi Athinë u largua paraditen e së martës, edhe pse ajri mbetet ende i ndotur dhe helikopterët u rikthyen në fluturim pasi gjatë natës ishin ulur për arsye sigurie.

Banorët në ato zona të Athinës që nuk janë prekur në mënyrë direkte nga zjarri deklaruan se kishin gjetur shtresa hiri në ballkonet e tyre. Shumë qytetarë vendosën maska për t’u mbrojtur nga tymi, që depërtoi në qytet.

Mbi 700 zjarrfikës, 200 makina zjarrfikëse dhe 35 mjete ajrore janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve, që fillimisht ranë të dielën pasdite, rreth 35 kilometra në veri të kryeqytetit helen.

Ndërsa të hënën, zjarret ranë në 40 lokalitete të ndryshme, ku lartësia e flakëve arriti deri në 25 metra.

Zjarrfikësit, të cilët tashmë ndihen të rraskapitur, janë fokusuar tek disa vatra zjarri dhe jo tek një front i vetëm.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *