Flakët shkrumbojnë vendin, arrestohen 8 zjarrvënës

Jil
Jil
3 Min Read

Shqiperia po perballet me nje situate te renduar nga zjarret nderkohe qe autoritetet kane reaguar duke nisur arrestimet.

Pjese e tyre ishin edhe keto pamje qe publikoi kryeministri Edi Rama dhe qe tregojne nje rast zjarrvenie te qellimshem ne Berat.

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të ullirit dhe bimësisë së ndryshme. Në disa raste, u rrezikuan edhe banesat dhe jetët e qytetarëve.

Në Krujë, policia identifikoi dhe arrestoi një 19-vjeçar me precedent për drogë, i cili, megjithëse ishte me masë arrest në shtëpi, e shkel këtë masë dhe i vuri zjarrin një sipërfaqe toke në fshatin Barkanesh, pas një konflikti me fqinjët për motive pronësie.

Po ashtu, dy persona të tjerë u arrestuan pasi ndezën zjarre në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë.

Nga policia e Fierit, një 61-vjeçar nga fshati Cakran akuzohet për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, pasi dyshohet se ndezi zjarr në luginën e lumit Vjosa.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke arë, 300 pemë ulliri dhe bimësi e ndryshme e parkut kombëtar.

Ndërsa në fshatin Dushk të Lushnjës, një 58-vjeçar ndezi zjarr në tokën e tij, duke djegur sipërfaqe toke dhe penguar zjarrfikësit për të shuar flakët.

Në Berat, policia arrestoi katër persona pasi ndezën zjarr në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.

Nga video e publikuar nga uniformat blu shihet se një nga zjarrvënësit është kapur nga kamerat e sigurisë, teksa ecën në rrugë dhe kthen kokën për të kontrolluar nëse ka ndonjë person që mund ta shohë.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore. Në pranga u vunë Shefqet Dodoveci, Zaçe Merkaj, Safet Manaj dhe Lefter Begaj.

Nga ana tjeter, Bashkim Lika, 62-vjeç, u arrestua nga policia në Memaliaj, pasi vendosi zjarr në zonën e pyllëzuar të fshatit Iliras. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj territori i fshatit Koshtan, rreth 400 pemë frutore dhe 3 banesa, aktualisht të pabanuara.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania