“Edhe për këtë vit Vlora vijon të mbetet një prej destinacioneve më të preferuara për vizitorët vendas, por kryesisht ata të huaj”.
Fundjava është periudha që rezervon fluksin më të lartë të vizitorëve vendas e të huaj që zgjedhin qytetin bregdetar të Vlorës për të pushuar.
Ashtu sikurse kjo fundjavë, e cila regjistron numër të lartë turistësh të huaj, për të cilët moti i mirë dhe pastërtia e ujërave vlerësohet së tepërmi.
“Më pëlqen Vlora, vij nga Gjermania dhe kam gjetur një panoramë fantastike të bregdetit nga Vlora deri në Ksamil. Më pëlqejnë njerëzit, plazhi dhe padyshim ushqimi”.
“Unë vij nga Holanda. Më pëlqen plazhi i Vlorës dhe njerëzit janë shumë të dashur. Moti është përherë i mirë dhe po kalojmë kohë të bukura këtu”.
“Vlora është një qytet i këndshëm si për të rritur dhe fëmijë. Duhet më shumë investim në transport për të lehtësuar qarkullimin e turistëve”.
Për pushuesit vendas Vlora ka nisur të frekuentohet ende pa u çelur sezoni turistik, duke mbetur një ndër destinacionet e preferuara për të pushuar me familjen.
Operatorët turistikë thonë se rezervimet kanë nisur që prej muajit Mars dhe përllogariten 10% më të larta në raport me vitin e kaluar.
Sezoni turistik i këtij viti pritet të sjellë 40% më shumë vizitorë sesa viti i kaluar duke arritur shifrën rekord të 15 milionë vizitorëve.
Tv Klan