Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponjat kanë nisur disa kontrolle ‘blic’ në Nikël të Fushë Krujës. Mësohet se kontrollet po bëhen në disa prej rrugëve kryesore, ndërkohë që ende nuk dihen detajet për ngjarjen.
Dyshohet se nga aksioni po synohen persona të shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë. Po ashtu gjatë aksionit janë kontrolluar dhe makinat e shtrenjta dhe ato me xhama të zinj.