Forcat speciale, FNSH dhe policia, aksion në Vlorë

Jil
Jil
1 Min Read

VLORA- Një aksion nga Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Tirana, së bashku me repartin e FNSH nga Fieri dhe efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se këto masa kanë përfshirë qytetin e Vlorës, Selenicën dhe Orikumin ndërsa janëndërmarrë kontrolle e disa pika.

Sipas informacioneve paraprake, operacioni është zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike, duke pasur në fokus persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe individë që qarkullojnë me armë pa leje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al