Formacioni i mundshëm/ Shqipëria me fytyrë tjetër ndaj Ishujve

Jil
Jil
1 Min Read

Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe në shtëpi të hënën, në orën 20.45. Kuqezinjtë u nevojitet vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në grupin kualifikues, me biletën e Europianit tashmë që është në kasafortë.

Duke patur parasysh faktin se përballë është një rival modest, ashtu siç u tha edhe në konferencë për shtyp, trajneri Sylvinho është i prirur të bëjë disa ndryshime.

Sipas Supersport, në mesin e shtyllave pritet të luajë Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti. Mesfusha përbëhet nga Ramadani dhe Bare. Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Muçi prapa shpinës së tij.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Bare, Asani, Uzuni, Muçi, Daku

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *