Bisedë mes mashkullit dhe femrës Ai i tha:”A nuk e ke vënë re se universi është në gjininë mashkullore?” Ajo iu përgjigj:”Sigurisht që e kam vënë re se gjithësia është femërore.” Ai:”A nuk e kupton se fjala “nur” është në mashkullore?” Ajo:”Sigurisht që e kam kuptuar se drita është femërore.” Ai:”A nuk është xhymertllëku mashkullor?” Ajo:”Po, por fisnikëria është femërore ama.” Ai:”A nuk të pëlqen fakti se emocioni është mashkullor?” Ajo:”Më shumë më pëlqen fakti se ndjenja është femërore.” Ai:”A e di që libri është në mashkullore?” Ajo:”Unë di që dija është femërore.” Pasi heshtën për pak kohë duke marrë frymë thellë, iu kthyen sërish muhabetit të tyre të vjetër. Ai i tha:”Kam dëgjuar që tradhtia është femërore.” Ajo iu përgjigj:”Po por unë kam parë dikë duke shkruar që mashtrimi është mashkullor.” Ai:”Megjithatë ata thonë se hileja është femërore ama.” Ajo:”Kurse ato thonë se se premtimi i rremë është mashkullor.” Ai:”Dikush ma ka mbushur mendjen top se idiotësia është femërore.” Ajo:”Edhe mua më kanë bindur se budallëku është mashkullor.” Ai:”Mendoj se tragjedia mban vulën e femrës.” Ajo:”Kurse unë jam e bindur se mëkati ka vulën e mashkullit.” Ai:”Unë kam mësuar se neveria është femërore.” Ajo:”Edhe unë kam kuptuar se shëmtimi është mashkullor.” Ai hesht pak, mendohet dhe pastaj shton: Ai:”E di? Mesa duket ke të drejtë, pasi natyra është femëore.” Ajo:”Ndoshta, ama kujdesi është mashkullor.” Ai:”Në fakt, sakrifica është femërore, mos e moho!” Ajo:”Ama edhe unë e pranoj me vetëdije se tolerimi është mashkullor.” Ai:”Por unë jam 100% i sigurt se zemra është femërore.” Ajo:”Edhe unë jam e sigurt se shpirti është mashkullor.”