Fredi Beleri bën lëvizjen e radhës nga Strasburgu për të fituar lirinë

Editor
2 Min Read

Ende pa u rikthyer ende në burgun e Fierit ku do të duhet të kalojë në qeli muajt e mbetur nga dënimi me dy vite burg për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”, Fredi Beleri ka bërë lëvizjen e radhës për të fituar lirinë.

Europarlamentari më i ri grek i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit duke kërkuar lirim me kusht.

Seanca e parë për të shqyrtuar këtë kërkesë të Belerit është realizuar në 17 korrik, por është shtyrë për shkak të mungesës së juristit të burgut të Fierit. Ky i fundit nuk është paraqitur në gjyq, edhe pse ka pasur dijeni për orën dhe datën e gjyqit.

Referuar edhe kohës së paraburgimit, Belerit i kanë mbetur edhe rreth 2.5 muaj burg nga masa e dënimit, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë hekurave të qelisë duke shfrytëzuar lejen 5 ditore të dhënë nga Komisioni i posaçëm në Drejtorinë e Burgjeve.

Leja iu akordua ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës pas kërkesës së palës mbrojtëse për t’i dhënë mundësinë që të betohej më 16 korrik në Parlamentin Europian si eurodeputet nga radhët e partisë qeverisëse greke, “Demokracia e Re”.

Fredi Beleri përfitoi lejen pasi dënimi për të ka marrë formë të prerë dhe ai ka kryer më shumë se 5/6 e masës së dënimit të caktuar. Kështu për Belerin nuk kishte asnjë pengesë ligjore për të marrë lejen që i lejoi të ishte i pranishëm në sesionin parlamentar që nisi në Strasburg më 15 korrik dhe përfundon ditën e nesërme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *