Fredi Beleri pritet me brohorima në Himarë

Editor
1 Min Read

HIMARË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka lënë sot qelinë e burgut, pas vuajtjes së dënimit 2 vjeçar për korrupsion në zgjedhje. Pasditen e sotme Beleri ka mbërritur në Himarë ku është pritur nga dhjetëra simpatizantë me brohoritma, flakadanë dhe muzikë.

Gjykata e Fierit ka vendosur sot që Beleri të lirohet me kusht, edhe pse kishte ende dhe 6 javë nga koha e dënimit për të vuajtur. Tre seancat e mëparshme për lirimin e Belerit kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *