FSHF del kundër Superligës Europiane: S’ka vend për të

Editor
1 Min Read

Federata Shqiptare e Futbollit, ka dalë kundër krijimit të Superligës Europiane, pas vendimit të fundit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.about:blank

Në qëndrimin zyrtar përmes një postimi të bërë, FSHF shkruan se futbolli është për të gjithë dhe duhet merituar në fushë.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me projektin në të ardhmen, ndërkohë që edhe 3 skuadra të mëdha, Bayerni i Mynihut, Mançester Junajtid dhe Atletiko Madrid, dolën kundër krijimit të Superligës Europiane.

“Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: ‘Nuk ka vend për asnjë lloj Super League në Europë. Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë”. MERITOJENI NË FUSHË!”, shkruan FSHF.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *