Fundvit në qeli, ja se çfarë vendosi GJKKO për Ilir Beqajn

Editor
1 Min Read

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zgjatjen e afateve të paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn. Kjo masë u mor në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 190 të vitit 2023.

Vendimi, i marrë nga trupi gjykues nën drejtimin e gjyqtares Rudina Palloj, zgjat masën e paraburgimit “Arrest në burg” me tre muaj, duke filluar nga data 4 janar 2025. Ky hap synon të sigurojë vijimin e hetimeve ndaj dy të ndaluarve.

Pala mbrojtëse ka të drejtë të apelojë vendimin brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *