Fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet sërish nga flakët

Editor
1 Min Read

Pasditen e së enjtes, vendgrumbullimi i mbeturinave në Vlorë u përfshi sërish nga flakët, duke çuar në ngritjen e shtëllungave të mëdha tymi mbi zonën përreth.

Forcat zjarrfikëse janë në terren për të lokalizuar dhe shuar flakët, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Paralelisht, pritet të nisë një hetim për të përcaktuar nëse zjarri është pasojë e një akti të qëllimshëm apo ka ardhur si rezultat i një reaksioni kimiko-biologjik me vetëndezje.

Djegia e mbeturinave në këtë zonë është kthyer në një fenomen të përsëritur, me pasoja që prekin jo vetëm cilësinë e ajrit, por edhe shëndetin e banorëve. Vetëm këtë vit, ky është rasti i disatë i raportuar, me zjarre të ngjashme që kanë ndodhur më herët, si ai i datës 22 nëntor, që zgjati dy ditë dhe ndoti gjithë zonën përreth.

Ky problem ka shtuar shqetësimet e qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje urgjente dhe masa konkrete për menaxhimin e mbetjeve dhe parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *