JiL.al - Jeto i Lumtur

Sarandë/ Futbollisti goditet me grusht, pranga 2 trajnerëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy trajnerë janë vënë në pranga në Sarandë pasi goditen me grushte futbollistin e ekipit të tyre.

Ngjarja ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli.

21-vjeçari u godit nga trajneri i parë Neritan Novi 52-vjeç dhe trajneri atlet Dhiogjen Muço 45 vjeç.

Futbollisti ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

Trajnerët akuzohen për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Scroll to Top