2 nga 38 kandidatët në garë për të qenë në krye të 1 prej 12 drejtorive të policisë në qarqe kanë ankimuar pikët e marra nga Komisioni i Vlerësimit.
Bëhet fjalë për Lorenc Panganikën dhe Adriatik Tafçiun, të rankuar në vendin e 16 dhe 19, të cilët brenda 5 ditëve do u rishikohen pikët e dhëna nga Komisioni i Vlerësimit.
Ndërkohë këtë të martë, policia ka publikuar emrat e 290 aplikantëve për 48 komisariate, kandidatë të cilët gjithashtu do vlerësohen nga komisioni.
Tv Klan