Gazetarja e njohur zbulon çfarë pritet të ndodhë tani me Himarën

Editor
2 Min Read

Çfarë ndodh tani me drejtimin e Himarës, kur kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri është tashmë një i dënuar me vendim të formës së prerë për krime zgjedhore? Ai nuk mund ta gëzojë më këtë mandat për shkak të ligjit të dekriminalizimi.

Ligji parashikon se qeveria e shkarkon një kryebashkiak kur dënohet nga apeli i një gjykate, dhe njofton Presidentin e Republikë, i cili cakton datën e zgjedhjeve. Por kur mund të kryhen këto procedura, edhe cilët mund të jenë kandidatët për Himarën?

Gazetarja Esiona Konomi ka shpjeguar se në kushtet kur Fredi Beleri nuk mund ta gëzojë më statusin e kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, do duhet që Himara të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ajo tha se fillimisht duhet të bëhet shkarkimi për Belerin, i cili mund të bëhet në dy forma:

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë

Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;

c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

2. KQZ vihet në lëvizje për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit dhe për të deklaruar pazgjedhshmërinë e Belerit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *