Gëlltiti pesë pako me kokainë, ndërron jetë 44-vjeçari

Editor
1 Min Read

Një 44-vjeçar serb ka ndërruar jetë, teksa ishte me pushime në Korfuz, pasi kishte gëlltitur pesë pako me drogë, të cilat i shkaktuan ileus.

Ai ndodhej me pushime në jug të Korfuzit dhe u gjet i pajetë në shtëpinë ku po qëndronte më 7 gusht.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka rrëzuar qasjen fillestare, se 44-vjeçari ka ndërruar jetë papritur, për shkaqe patologjike.

Ekspertiza gjeti pesë pako plastike me një lëndë narkotike në pluhur, me ngjyrë të bardhë, ndoshta kokainë dhe me peshë 83 gram.

Nga konstatimet e mjekut rezulton se në stomakun e 44-vjeçarit kishte pako të tjera, të cilat ai i kishte nxjerrë.

“Paketimet plastike nuk ishin plotësisht hermetike kur ai i gëlltiti, me rezultat që pas gëlltitjes ato të fryheshin dhe të çonin në ileus dhe thithjen e lëngut gastrointestinal në mushkëri”, shprehen mjekët.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *