JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjasula hyn në historinë e futbollit! Ja rekordi që vendosi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ai hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve e më pas në shtesën e ndeshjes shënoi golin e barazimit

Klaus Gjasula sot ishte protagonist i padiskutueshëm i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Shqipërisë, duke kaluar nga njëra anë e medaljes në tjetrën për t’u bërë heroi i kuqezinjve.

Ai hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve e më pas në shtesën e ndeshjes shënoi golin e barazimit përfundimtar.

Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.

Kujtojmë se në ndeshjen hapëse të Shqipërisë në Euro 2024, kundër Italisë, Nedim Bajrami u bë lojtari që shënon golin më të shpejtë në historinë e një kampionati europian, vetëm 23 sekonda pas fillimit të lojës.

Scroll to Top