Gjen familjen biologjike pas 75 vjetësh, emocionohet si fëmijë

Editor
4 Min Read

Pas një ndryshimi në ligjin për certifikatat e lindjes së të birësuarve, Hancho nga SHBA gjeti emrin e babait të tij biologjik – ‘Kjo është mrekullia ime e Krishtlindjeve’

NJU JORK – Krishtlindja e këtij viti do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e Dixon Hatso. 75-vjeçari nga SHBA u rrit si fëmijë i vetëm, pasi u birësua në moshën tre muajshe. Gushtin e kaluar ai mësoi se ka vëllezër e motra, të cilët i takoi pak para pushimeve.

“Gjatë gjithë jetës sime kam ëndërruar të kem vëllezër diku. Kjo është mrekullia ime e Krishtlindjeve”, tha Hancho për CNN, citon noa.al. Ai jeton në Karolinën e Veriut dhe udhëtoi deri në Rochester, Nju Jork për të parë familjen që nuk e dinte se ekzistonte deri vonë.

“Kurrë nuk kam takuar dikë që ndan ADN-në time. Sapo takova të afërmit e mi ata u mrekulluan bashkë me mua. Më parë nuk kisha ndjerë një bollëk të tillë dashurie të pakushtëzuar si nga familja ime e re,” pranon ajo.

Historia e Hanços

Lindur në Buffalo, Nju Jork në vitin 1949, Hancho u birësua në moshën tre muajshe dhe pati një fëmijëri të lumtur. Prindërit e tij ishin të sinqertë për birësimin e tij.

“Gjithmonë kam dashur të gjej familjen time biologjike, por shteti i Nju Jorkut vulosi certifikatat e lindjes para birësimit dhe ishte e pamundur ta gjeja”, thotë ai.

Në vitin 2020, certifikatat origjinale të lindjes u çvulosën për njujorkezët e birësuar pas miratimit të një ligji në vitin 2019. Hancho mori certifikatën origjinale të lindjes në gusht 2024 dhe pikërisht atëherë mësoi emrin e babait të tij biologjik.

“Kam pasur prindër birësues të mrekullueshëm. Ata ishin të shkëlqyer. I dua dhe më mungojnë, por gjithmonë kam dashur vëllezër dhe tani i kam.”

“Gjëja e parë që bëra kur mësova emrin e babait tim në Google isht3 nekrologjia e tij. “Jo vetëm që u trondita kur pashë që i ngjaj atij, por e kuptova menjëherë që kisha gjithë këta vëllezër dhe një motër”, rrëfen ai.

Hancho nuk e di pse u vendos për birësim, por ai e di se babai i tij ishte student i diplomuar në departamentin e fizikës në Universitetin Cornell. Nëna e tij ishte sekretare departamenti dhe nuk kishte fëmijë të tjerë.

“Kam pasur prindër birësues të mrekullueshëm. Ata ishin të shkëlqyer. I dua dhe më mungojnë, por gjithmonë kam dashur vëllezër dhe tani i kam”, thekson ai.

Babai i tij u vendos në Rochester me një grua që kishte tre djem të saj. Ai adoptoi tre djemtë dhe më pas çifti pati edhe pesë fëmijë të tjerë. Takimi i tyre u zhvillua në të njëjtin qytet në një atmosferë emocionuese.

Edhe pse Hanço nuk i ka kaluar Krishtlindjet me ta, ai ka në plan t’i vizitojë sërish së shpejti. /noa.al

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *