Gjenden mbetje njerëzore brenda një makine të djegur në Podujevë

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku brenda një makine të djegur janë zbuluar edhe e mbetje kockore. Prokuroria e shtetit të Kosovës informon se pas ekzaminimit është konfirmuar se ato janë të njeriut.

“Më 4 shkurt 2025, Prokurori kujdestar është informuar nga Stacioni Policor në Podujevë për gjetjen e një veture të djegur dhe me rastin e ekzaminimit ka rezultuar se brenda saj ka prezencë të mbetjeve kockore, me ç’rast Prokurori i Shtetit ka angazhuar ekspertin antropolog mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se këto mbetje janë të njeriut”.

Për të zbardhur plotësisht rastin, prokurori ka marrë masa të menjëhershme dhe ka autorizuar hetime të thelluara, duke koordinuar me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

“Më pas, Prokurori i Shtetit ka autorizuar dhe në koordinim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes në tërësi të rastit. Duke pasur parasysh që jemi në fazën fillestare të rastit, për momentin nuk mund të jepen të dhëna të detajuara për këtë rast, mirëpo Prokurori i Shtetit është i përkushtuar që në bashkëpunim dhe koordinim me organet e rendit të zbardhë tërësisht rastin”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al