Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:41, është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj, në banesën e tyre, në lagjen “Pavarësia”, shtetasja V. L., 55 vjeçe, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.