Gjendet i mbytur 50-vjeçari në Durrës

Jil
Jil
1 Min Read

Durrës, 29 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 14:30 në zonën e njohur si Sektori Rinia në Durrës, ku është gjetur në det trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima është mbytur, ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i tij. Trupi është pikasur nga qytetarë dhe menjëherë është njoftuar policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar personin si dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shkaqet e mbytjes mbeten ende të paqarta.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania