Trupi i pajetë i një amerikani është gjetur në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Çeku”.
Trupi i pajetë i 55-vjeçarit me inicialet M. W., është gjetur në banesën e marrë me qira.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.