Gjendet i pajetë në oborrin e banesës një person në Korçë

Editor
1 Min Read

Një person, rreth 62 vjeç është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij në fshatin Çiflig të Korçës.

Burime bëjnë me dije se 62-vjeçari është konstatuar pa shenja jete nga familjarët e tij, të cilët kanë lajmëruar më pas Policinë.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al