
Klos, 11 qershor 2025 – Një person është gjetur i pajetë këtë të martë në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos.
Mësohet se bëhet fjalë për një shtetas rreth 65 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik. Trupi i tij është gjetur nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë nuk përjashtohet asnjë pistë deri në përfundimin e ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia e Matit pritet të japë një njoftim zyrtar pas përfundimit të veprimeve hetimore në terren.