Gjendet i pajetë pranë banesës një burrë në Korçë.
Një 62 vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 4 të qytetit.
Sipas informacioneve, viktima u gjet nga kalimtarë në rrugë, afër banesës së tij.
Nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa u dërgua në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko ligjore.