Gjendet i plagosur poshtë urës personi që humbi kontaktet një natë më parë me familjen

Jil
Jil
1 Min Read

MALIQ- Një person në gjendje të rëndë shëndetësore është gjetur rreth orës 15:30 nga policia poshtë urës së Maliqit. Mësohet se policia ka konstatuar një person poshtë urës. Personi bëhet me dije se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës.

Ende nuk dihet se përse personi është plagosur ndërsa i plagosuri kishte humbur kontaktet me të afërmit që mbrëmjen e djeshme. Teksa policia po kryente kontrolle për të, ai u gjet i plagosur por gjallë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe personat që mund të jenë përfshirë në plagosjen e personit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania