EMRI/ Greqi, gjendet i varur 63-vjeçari shqiptar

Editor
1 Min Read

Një 63-vjecar nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, është gjetur i vetëvarur në Igumenicë te Greqisë.

Tafil Tushaj është gjetur i varur në një pemë në zonën pyjore mbi shkollën e Igumenicës.

Sipas informacioneve të mediave greke, 63-vjeçari, i cili ishte kërkuar nga familjarët që prej mëngjesit të së dielës, është gjetur rastësisht nga dy motorista paraditen e djeshme, të cilët kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe urgjenca mjekësore, por tashmë ishte tepër vonë për 63-vjeçarin fatkeq.

Sipas indikacioneve fillestare është përjashtuar një veprim kriminal, ndërsa të gjitha provat tregojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Hetimet paraprake po kryhen nga policia e Igumenicës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al