Gjendet i vetëvarur para kishës ish-polici i burgjeve

Editor
1 Min Read

Një ish efektiv i Policise së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq.

Ka qenë një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri ai që ka gjetur trupin e pajetë. Sipas banorit ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur aj është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit i varur në derën e brendëshme në oborrin e Manastirit.

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja.

Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjec banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve.

Viktima është ish – efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës.

Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *