JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjendet një trup i pajetë pranë stadiumit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pak orë përpara Tottenham-Nottingham Forest, sfidë e javës së 32-të në Premier League, është gjetur një kufomë pranë stadiumit “Tottenham Hotspur”.

Një denoncim bëri që forca policore të mbërrinin afër stadiumit të ekipit londinez gjatë mëngjesit të së dielës. Aty ku u gjet trupi i një burri, i cili kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Gjithsesi ndeshja do të luhet. Autoritetet kanë vendosur që Tottenham-Nottingham Forest do të fillojë normalisht në orën 19:00.

“Pas një incidenti në të cilin një individ humbi jetën, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar hetimin e policisë, hetim i një rëndësie të madhe.

Ne do t’i përditësojmë me informacion tifozët sa më shumë që të jetë e mundur dhe do t’u kërkojmë të jenë të durueshëm. Mendimet tona janë me familjen e viktimës dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje”, lexohet në komunikatën zyrtare të Tottenhamit.

Scroll to Top