Gjendet pa shenija jete shqiptari në Greqi

Editor
1 Min Read

Një 37-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjetur i vdekur në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos, në Kastur të Greqisë.

Sipas informacioneve, trupi i pajetë i 37-vjeçarit, është gjetur nga një banor i fshatit. Ai ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Policisë së Kasturit, e cila nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila ka marrë trupin e 37-vjeçarit dhe e ka transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kasturit, ku është konstatuar vdekja dhe është urdhëruar autopsia.

Nga elementët e parë të hetimit të Policisë, duket se skenari i veprimtarisë kriminale është përjashtuar, ndërsa autopsia pritet të zbardhë rrethanat e vdekjes së shqiptarit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *