JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjendet pa shenja jete një person, zbardhen dyshimet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një person është gjetur pa shenja jete sot në qytetin e Pejës.

Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Paraprakisht viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje dhe se është rreth moshës 60 vjeç.

Njoftimi i zëdhënësit të policisë:

“Sot me datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova.

Ai shtoi se me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”.

Scroll to Top