Një person rreth 75 vjeç është gjetur i pajetë pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit, Tiranë.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, pranë rrethit të Yzberishtit, ku shtetasi L.B. u gjet pa shenja jete në rrugë.
Sipas hetimeve të para, në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune, dhe dyshohet se shkaku i vdekjes është një arrest kardiak. Grupi hetimor po vazhdon punën për të përcaktuar shkaqet e sakta të ndarjes nga jeta të 75-vjeçarit.