JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjendet pranë ATSH-së thika me të cilën u vra Martin Cani

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tiranë – Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.

Policia e Tiranës njoftoi mbrëmjen e sotme se arriti më në fund të gjejë, pas pesë ditësh, armën e ftohtë me të cilën 14 vjeçari i dyshuar, M.P., akuzohet se qëlloi moshatarin e tij Martin Cani duke i marrë jetën.

I vogli u qëllua gjashtë herë me thikën e cila u përdor dhe katër herë të tjera për të plagosur shokun moshatar të Martinit i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Scroll to Top