Gjendet trupi i një gruaje në bagazhin e makinës në lindje të Londrës – ndërsa hetimi për vrasjen e nisur nga dy forca policie
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lindje të Londërës, ku një grua është vrarë dhe trupi i saj është gjetur brenda bagazhit të një makine.
Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se një hetim për vrasje ka nisur lidhur me ngjarjen e rëndë në Ilford.
Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, por është nga Corby në Northamptonshire, mund të ketë qenë viktimë e një “incidenti të synuar”, thotë policia.
Hetimet e “Fast track” u bënë pasi kjo force policore u kontaktua nga një person, i cili shprehu shqetësimin për mirëqenien e një gruaje. Kjo çoi në zbulimin e një trupi brenda një bagazhi makine.
Policia e Northamptonshire tha: “Hetimi është në vazhdim dhe do të ketë aktivitet të vazhdueshëm policor gjatë fundjavës në vende të ndryshme, duke përfshirë Corby dhe Ilford.
“Megjithëse ne besojmë se ky ishte një incident i synuar dhe nuk ka rrezik më të gjerë për anëtarët e publikut, patrulla shtesë do të qarkullojnë në Corby në ditët në vijim për qëllime sigurie”, tha më tej Policia.
Detektivët e Njësisë së Operacioneve Speciale në East Midlands, ekipi kryesor i krimit dhe Policia Metropolitane po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, për të provuar dhe përcaktuar rrethanat që çuan në vdekjen e gruas.