Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Kombit

Editor
1 Min Read

Trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve në kryqëzimin e rrugës, ku ndahen aksi i Rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës. Ata kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarësve, dhe menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al